FinSmile – largon diskomfortin e shkaktuar nga kafshimi i hapur

Kafshim i hapur quhet kur gjatë mbylljes në kafshim dhëmballët puthiten por dhëmbët e parë lart dhe poshtë krijojnë hapësirë.

Ky problem ortodontik nuk shkakton efekte të këqija në shëndetin e gojës, pra pastrimi kryhet normalisht. Ajo që është shqetësuese janë fillimisht dy efekte anësore si: probleme në të folur dhe vështirësi në përtypjen e ushqimit. Në disa raste mund edhe të krijojë gërryerje të dhëmbëve të fundit, duke qenë se ushtrohet i gjithë presioni i kafshimit aty.

Çfarë e shkakton kafshimin e hapur?

– Probleme të lindura të nofullës;
– Refleksi i kafshimit të tepërt të gjuhës;
– Thithja e gishtit apo çuços.

Trajtimi me FinSmile

Pasi mjeku ortodont ka vlerësuar shkakëtarin e Kafshimit të Hapur, zgjidhja me FinSmile është totalisht efektive. E vetmja gjë që ndyshon është koha e trajtimit që varet nga shkalla e vështirësisë së gjendjes.

FILLO TRAJTIMIN

FILLO SOT trajtimin me FinSmile
Nëse je gati dhe ke vendosur të nisësh rrugën drejt buzëqeshjes tënde të re, na shkruaj dhe do të të skedulojmë takimin me klinikën më të afërt për të studjuar rastin.