FinSmile – trajtimi efektiv i dhëmbëve të mbivendosur

Kjo “problematikë” është e përhapur gjerësisht dhe karakterizohet nga mungesa e duhur e hapësirave midis dhëmbëve duke krijuar dhëmbë të shtrembër. Me kalimin e kohës ky pozicionim theksohet e përkeqësohet duke krijuar dëme edhe në gingiva.

Përpara Pas

Përtej estetikës, ky problem ortodontik krijon më shumë mundësi për mbajtjen e papastërtive duke kompozuar mbetje shtresë pas shtrese. Pa mundësia për t’i pastruar plotësisht dhëmbët i çon ata drejt prishjes, deri në humbjen e tyre.

Çfarë e shkakton Crowding Teeth?

– Dhëmbë gjenetikisht të mëdhenj;
– Humbja e hershme ose e vonshme e dhëmbëve të qumështit;
– Dalja e dhëmbëve të tepërt
– Rritje të dhëmbëve të tjerë shtesë.

Trajtimet me FinSmile

Pasi mjeku ortodont ka vlerësuar se nofulla juaj ka mjaftueshëm vend për ripozicionimin e dhëmbëve, FinSmile ofron trajtimin e duhur shumë here më efektiv se trajtime të tjera. Nëse hapësira e nofullës nuk është e mjaftueshme, mjeku sugjeron heqjen e një dhëmbi për krijimin e hapësirës së duhur, dhe më pas nisjen e trajtimit ortodontik.

FILLO TRAJTIMIN

FILLO SOT trajtimin me FinSmile
Nëse je gati dhe ke vendosur të nisësh rrugën drejt buzëqeshjes tënde të re, na shkruaj dhe do të të skedulojmë takimin me klinikën më të afërt për të studjuar rastin.