Si të përdorni maskerinat?
Ju sapo keni filluar rrugëtimin tuaj drejt buzëqeshjes ideale dhe ky nuk është një rrugëtim i thjeshtë. Bëni kurajo dhe mos u dorëzoni që në ditën e dytë të trajtimit. Duhet vetëm pak kohë derisa ju të jeni mësuar me maskerinat dhe pas kësaj ju do i ndieni si pjesë e juaja.
Bukuria gjithmonë kërkon sacrificë, por në këtë rast maskerinat nuk janë sakrifica qe do ju mundojë gjatë!
Maskerinat transparente janë të forta, të qëndrueshme por në të njëjtën kohë edhe delikate. Prandaj ju duhet ti trajtoni ato me kujdes që ato tua shpërblejnë deri ne fund duke ju mundësuar buzëqeshjen e dëshiruar.
Para se të merrni hapin e rëndësishëm të vendosjes së maskerinave transparente
Ja disa fakte që ju duhet ti dini
– Maskerinat e para ( Maskerina e pare) ndërrohen 3 javë pas fillimit të terapisë, pastaj çdo maskerinë tjetër ndërohet çdo dy javë.
– Duhet të tregoheni këmbëngulës në përdorimin korrekt të maskerinave për 22 orë në ditë. Nëse njëra nga maskerinat nuk përdoret siç duhet ajo do të fillojë të hyjë lirshëm në gojë për arsye se është liruar dhe jo sepse ka kryer funksionin e saj. Kjo do të bëjë që të gjitha maskerinat pasardhëse të lirohen dhe të mos japim rezultatin maksimal dhe të pritshëm.
– Përtypja e ushqimit me maskerina padyshim që e dëmton maskerinen; lëngjet e nxehta i ndryshojnë formën dhe konsistencën; të gjitha këto ndikojnë në një rezultat final jo të shkëlyqyer; prandaj duhet të jeni të kujdesshëm gjatë ushqyerjes.
– Mikrotopthat e kompozitit që janë vendosur në dhëmbë kanë një funksion të rëndësishëm. Përpiquni të mos i thyeni për të mos humbur efikasitetin gjatë punës së maskerinës.
– Pas ndërrimit të maskerinës, mos e hidhni atë parardhëse. Ruajeni gjithmonë. Në rast se ju e humbisni ose e dëmtoni aktualen atëherë maskerina parardhëse mund të zëvendësojë të dëmtuarën derisa t’iu përgatisim një maskerinë të re. Është shumë e rëndësishme ruajtja e rezultatit që është arritur deri në atë fazë (në raste incidentesh).
– Mbani një higjienë të mirë orale me qëllim që të shmangni kavitetet. Dhëmbët tuaj janë në një rrugëtim të mbarë për buzëqeshjen perfekte dhe kavitetet janë të tepërta në këtë faze!
– Nëse keni kohë gjatë ditës praktikoni shpëlarjen me ujë të dhëmbëve dhe maskerinave, kjo ndihmon për të shmangur aromat e pakëndshme.
– Mos i shpëlani maskerinat me shpëlarës goje higjenik dhe mos e vendosni maskerinën nëse e keni shpëlarë gojën me një të tillë. Shpesh ato përmabjnë agjentë kimikate që mund të ngjyrosin dhëmbët ose maskerinën. VETËM shpëlarja me ujë është e rekomandueshme.
– Lajeni maskerinën me pastruesin e maskerinave. Nëse nuk ju ndodhet një i tillë mund ta zëvendesoni atë me një furçe kirurgjikale ultrasoft.

