Në ditët e sotme teknologjia e ka bërë më të lehtë procesin e drejtimit të dhëmbëve për të gjitha grupmoshat. Maskerinat transparente janë një alternativë e re, ndryshe nga drejtimi me aparat ortodontik metalik që ka ekzistuar për dekada. Maskerinat transparente kanë përbërje ekologjike dhe veprojnë mbi dhëmbët gradualisht, duke i vendosur në linjë të drejtë. Maskerinat korrigjojnë probleme ortodontike si grumbullimi, shtrembërimi ose mbylljen e hapësirave. Megjithatë, ato kërkojnë durim dhe përkushtim, sepse ju duhet t’i mbani maskerinat për të paktën 20 deri në 22 orë në ditë për të marrë plotësisht rezultatet e dëshiruara.
Një avantazh i këtij lloji të aparatit ortodontik është se është i lëvizshëm,Pra, ju mund t’i hiqni ato kur hani ose lani dhëmbët. Nëse po mendoni të merrni maskerina, lexoni më poshtë disa nga përparësitë e trajtimit ortodontik me maskerinat FinSmile
çfarë janë maskerinat?
Popullariteti i maskerinave FinSmile po rritet! Kjo sepse më shumë adult po gjejnë sukses me këtë trajtim. Maskerinat prodhohen në varësi të problematikës së pacientit e cila guidohet nga ortodonti ose nga një dentist I trajnuar në perdorimin e maskerinave. Zhvendosja e dhëmbëve ne nofullën e pacientit ndodh gradualisht. Ky proces zakonisht zgjat rreth 7 deri në 18 muaj.
Disa njerëz preferojnë maskerinat për drejtimin e dhëmbëve, sepse ato janë transparente, gjë që ju jep një pamje delikate, duke i bërë ato më pak të dukshme se aparati ortodontik metalik.
Si mund të drejtojnë dhëmbët tuaj maskerinat FINSMILE?
Masakerinat FinSmile përqafojnë dhëmbin dhe nëpërmjet forcave të paraprogramuara nga duart e arta të stafit FinSmile realizojnë lëvizjen e dhëmbëve. FinSmile arrin të zgjidhi pothuajse 95% të problematikave që pacientët kanë. Sigurisht kjo mund të jetë në kombinim me aprate të vogla bashkëshoqëruese të cilat stafi I dedikuar I FinSmile trajnon mjekët e tij per kombinimin e të gjitha këtyre aparateve. Disa nga problematikat më të shpeshta janë: underbite (nënkafshimi), overbite (mbikafshimi) , crossbite I njëanshëm, crossbite I dyanshëm (kafshim I kryqëzuar nga të dyja anët), openbite (kafshim I hapur), progeni të lehta ose të moderuara të cilat mund të kamuflohen pa ndërhyrje kirurgjikale.
Maskerinat transparente FinSmile janë bërë nga një material pa BPA (joalergjik) dhe mundësojnë kontakt të shëndetshëm me dhëmbët dhe gingivat tuaja. Maskerinat ndërrohen cdo dy javë duke I qëndruar constant përdorimit rigoroz për të arritur lëvizjet maksimale .
Për të përfituar sa më shumë nga maskerinat tuaja, është thelbësore t’i vendosni ato sipas udhëzimeve dhe të ndiqni këshillat e ortodontit ose të dentistit tuaj!
Ndonjëherë mund të ndodhi që kur vendosni maskerinën e re pasardhëse do ta ndjeni shumë të ngushtë dhe që hyn me shumë sforco, kjo do të thotë që ju nuk keni përdorur sic duhet 1 ose 2 maskerina paraardhëse, si rezultat veprimi I tyre nuk është kryer. Në këtë situatë ju sugjerojmë gjithmonë që të kontaktoni dentistin ose ortodontin tuaj.
Maskerinat kanë nevojë për kohë dhe durim pasi kërkojnë që t’i mbani të vendosura për të paktën 20 deri në 22 orë në ditë. Do të hiqet vetëm sa për të ngrënë dhe për të larë dhëmbët. Neglizhenca e kësaj përgjegjësie do të thotë që trajtimi mund të zgjasë më shumë sesa pritej ose mund të kushtojë më shumë nga sa e kishit parashikuar.
Përparësitë e maskerinave FinSmile
Maskerinat janë zgjidhja perfekte për ata që duan të drejtojnë dhëmbët e tyre, por nuk u pëlqen pamja e aparatit ortodontik metalik. Të famshmit dhe personazhet publikë i kanë përdorur gjatë qëndrimit në qendër të vëmendjes dhe në tapetin e kuq pa u vënë re nga askush.
Nuk ka kufizime ushqimore apo dietike
Maskerinat FinSmile ofrojnë më shumë liri se kurrë më parë. Nuk duhet të shqetësoheni më për atë që po hani. Ju hiqni maskerinat dhe shijoni të gjitha llojet e ushqimeve apo pijeve që dëshironi.
Larje e lehtë dhe pastrim me fill dentar
Braketat janë të njohura për ngecjen e ushqimit dhe shkaktimin e higjienës së keqe të dhëmbëve. Ato gjithashtu janë një rrezik i madh i zhvillimit të kaviteteve, mishrave të dhëmbëve të enjtur dhe njollave të bardha të përhershme në dhëmbët e tuaj. Kjo është për shkak se mund të jetë e vështirë të lani dhëmbët dhe t’i pastroni me fill. Ju do të bënit të njëjtën rutinë si përpara se të vendosnit maskerinat Finsmile.
Më pak takime dentare
Aparatet ortodontike metalike kërkojnë vëmendje dhe mirëmbajtje të vazhdueshme. Ndryshe nga aparatet metalike, me maskerinat FinSmile ju mund ta ndiqni vetë të gjithë procesin e drejtimit të dhëmbëve tuaj. Sigurisht duke mos harruar këshillat nga mjeku.
Nëse keni nevojë për informacion të detajuar, mund të na kontaktoni për të marrë përgjigje për cdo pyetje tuajën.